Historiku i klubit

Klubi i Hendbollit Prishtina është formuar ne vitin 1953 nga profesori dhe nxënësit e Shkiollës Normale në Prishtinë, prandaj edhe u pagëzua NORMALISTI. Ky sport atëbotë nisi me iniciativën e profesorit Xhavit Spahia i cili si i ri kishte dijeni për hendbollin e vogël nga një Seminar ne Beograd nga sjelli edhe 6 topa te hendbollit, sepse deri  ne vitin 1953 luhej vetëm hendbolli i madh (ne fushën e futbollit).
KH NORMALISTI garat zyrtare i filloi ne vitin 19953 kur u formua edhe Liga e Kosovës në të cilën merrnin pjesë 8 skuadra nga disa qendra të Kosovës, si Trepça e Partizani i Mitrovicës, Partizani i Vushtrrisë dhe ai i Ferizajt, Partizani i Prizrenit dhe ai i Gjakovës, Kosova e Prishtinës dhe Normalisti . Skuadra prishtinase e cila ne radhët e veta kishte lojtarë shumë shumë cilësorë për 6-të vjet ishte skuadra Kampione e Kosovës duke u bërë sporti më i popullarizuar pas futbollit në ato vite.
Vertetë nuk duhet harruar profesor Xhavit Spahiun fillimisht dhe pastah profesor Arsim Fehmiun per lojërat e bukura te treguara dhe titujt e fituar por edhe lojtarët e shumtë që defiluan ne këto vite si: Kola, vëllezert Kabashi, Staka, Alidemaj, Sina, Breznica, Jakupi, Kasumi, Vala, Lleshi… e më vonë edhe R.Qosja, Koci, Hasanxhekaj, Buçinca, Reçica, Alaj, Nagavci, Lila… nën udhëheqjen e profesor Arsim Fehmiu ishin vite të arta të hendbollit prishtinas.
Nga viti 1963 Normalisti fuzionohet me skuadrën tjetër të Prishtinë KH  KOSOVA dhe ne edicionin e garave 1963/64 luajti me këtë  emër deri ne vitin 1973 pasi ndërron emrin në KH PRISHTINA, emër te cilin e bartë edhe ne ditën e sotme.
Në këtë periudhë Prishtina ishte Kmapione ne edicionin 1975/76 kur drejtohej nga Ejup Maxhera dhe luanin hendbollistët ikona si Iljaz Obertinca, Ukë Uka, Agim Gjinali, Memli Zhubi, Horvatiq, Savoviq, dhe perforcimet Skender Sahiti – Kena, Dervish Berisha, Ajet Çerkini… nen drejtimin e trajnerit Ejup Maxhera dhe kryesisë ne krye me Muharrem Musliun, Bajram Berisha etj.

Ne vitet 1979-1982 Prishtina ishte anetare e Ligës kosovare-maqedone dike qenë gjithnjë në pjesën e epërme te tabeles, ne petkun e Prishtinës atehere aktivizoheshin Bashkim Çerkini, Memli Zhubi, Tomor Zhavelli, Haqif Mulliqi, Ali Obertinca, Bajram Stublla, Shefqet Hasani e shumë të tjerë nën përkujdesjen e trajnerit dr Mehdi Jashari.

Kurse ne edicionin 1988/89 kur edhe inkuadrohet ne Ligën e dytë të ish Jugosllavisë duke garuar deri ne edicionin 1990/91 kur edhe u shpërbe ish shteti ne kohën kur KH Prishtina arriti te bëjë një skuadër elite me lojtarët Hasan Bajrami, Alfred Llazari, Nexhdet Dobroshi, Misret Maliqi, Nexhmedin Zeneli, Xheladin Bujupi, Agron Shabani, Osman Demolli, Nexhmedin leti, Edmon Vokshi, Safet Gashi, Eduard Berisha… dhe nje kryesi e shkëlqyeshme me Agim Gjinalin (kryetar), Gergj Gjini, Fahri Buçinca, Musa Alaj, Tomor Zhaavelli, Izet Gjinovci (anëtar) …
dhe trajnerët Skender Sahiti e Tefik Mikushnica por masat e dhunshme ne sportin kosovar nga strukturat e Serbisë ndërprenë krijimin e një skuadre të madhe por përgjithësisht edhe sportin e Kosovës në tërësi.
Mirëpo, edhe përkundër këtyre ngjarjeve hendbolli dhe aktiviteti  i KH prishtina nuk u ndal, pasi u formua Liga e pavarure e Kosovës, e cila mëvetësua nga Sporti i ish shtetit tani më të shpërbërë Jugosllavisë.
Filluan garat me 12 tetor 1991 dhe kuptohet u inkuadrua ne gara, mirëpo tano jo me formacionin qe kishte me parë sepse shumica prej tyre shtegtuan jashtë vendit, por falë disa aktivistëve si Fahri Buçinca, Ukë Uka, Ekrem Janjeva dhe ne veçanti Izet Gjinovci, klubi nga viti ne vit filloi konsolidimin dhe ne edicionin 1992/93 fitoi Kupën e Republikës së Kosovës, kurse ne vitin 1994/5 edhe Kmapionatin e Kosovës. Barrën kryesore e bartën lojtarët Safet Gashi, Verim Zherka, Edmond Vokshi, Eduard Berisha, Arsim Bajrami*, Burim Dubovci, Agim Vrapçani, Valbon Mollakuqe… nën drejtimin etrajnerit te palodhur dhe entuziast Osman Demolli.